Kryeministri britanik, Boris Johnson ka marrë dje dozën e dytë të vaksinës “AstraZeneca” kundër Covid-19 në Institutin Francis Creek në Londër.
Lajmin e ka bërë publik Downing Street, ku ndër të tjera shtohej se Johnson e mori dozën në 19 Mars dhe më pas u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij, që të bënin të njëjtën gjë, raporton TCh.
Kryeministri 56-vjeçar u shtrua në spital vitin e kaluar në një Njësi të Kujdesit Intensiv dhe kishte nevojë për ndihmë në frymëmarrje, pasi komplikacionet e covid e çuan atë në gjendje të rëndë.
Por falë përkujdesit të mjekëve ai arriti që t’ia dilte mbanë./TV Malisheva