Në 24 orët e fundit, në territorin e komunës së Malishevës, një person është shëruar nga Covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Numri i rasteve aktive bie në 4 raste.

Këto të dhëna janë të konfirmuara përmes komunikimit të rregullt të IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në komunën e Malishevës, është kjo:

Nga regjistrimi i rastit të parë, më 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsej 1121 raste me Covid-19, prej tyre 1067 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 4 persona.

Pavarësisht gjendjes së qëndrueshme me Covid-19, Shtabi Emergjent i komunës së Malishevës, vazhdon të jetë në përcjellje të vazhdueshme të situatës, dhe me këtë rast ju bën thirrje të gjithë qytetarëve, që masat dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, t’i respektojnë në përpikëri, në mënyrë që të mos përhapet më shumë kjo sëmundje./TV Malisheva

 

Share.