Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se Serbia tani po sillet ndaj Malit të Zi, ngjashëm siç ishte sjellur në vitet e 90-ta me vendet tjera fqinje.

Këto deklarata, Gjukanoviq i bëri pas takimit që pati me anëtarët e presidencës së Bosnje Hercegovinës, Zeljko Komsic dhe Sefik Dzaferovic.

“Të gjithë e dimë epilogun e atyre sjelljeve. Kam frikë se do të përsëriten gabimet që janë bërë në të kaluarën”, ka thënë Gjukanoviq.

Ai deklaroi se pikëpamjet e tij të kohëve të fundit janë keqkuptuar vazhdimisht në Beograd.

“Unë kam qenë një nga aktorët politikë të viteve të 90-ta dhe kjo përveç si barrë, është edhe përgjegjësi për mua se si nuk duhet t’i lëmë të na përsëriten gabimet e së kaluarës. Nuk është koha që të përsëriten ato gabime”, shtoi ai.

Gjukanoviq tha se pret një politikë më të përgjegjshme të BE-së dhe Zonës së Atlantikut, në mënyrë që në Ballkan të mos përsëriten gabimet tragjike të së kaluarës./TV Malisheva

Share.