John Belushi sot do të festonte ditëlindjen e 71-të. Por aktori dhe këngëtari shqiptar, me famë botërore, vdiq në moshën 33 vjeçare në vitin 1982.

Aktori i cili mori famën me komedinë “The Blues Brothers”, fillimet e suksesit të tij në art, i pati në filmin e parë të tij “Animal House”. Një nga paraqitjet e tij të fundit, ishte roli i tij në një serial humoristik “Police Squan”.

Belushi lindi në Çikago. Ishte djali i Agnes Belushi, shitëse nga brezi i parë i shqiptaro-amerikanëve, dhe Adam Belushi (lindur në 1919), një emigrant shqiptar që ishte punonjës në një restorant. Mbiemri i familjes gjatë emigracionit ishte Bellios.

Belushi i vogël u rrit në kishën ortodokse shqiptare e më pas jashtë Çikagos në Uiton ku bëhet pjesë e skuadrës së futbollit.

John Belushi aty ndjek dhe Universitetin e Winscosin-whitewater dhe “Coolege of DuPage” afër Çikagos.

Pjesë e botës së aktrimit, është edhe vëllai i tij i vogël, James Belushi.

Ndërsa bashkëshorten e tij, me të cilën qëndron deri në vdekje, John e takon gjatë vitit të dytë në gjimnaz. John Belushi njihet edhe si pionier i ahengut “Saturday Night Fever”, dhe si shpikës i artikujve she shfaqjeve përcjellëse të filmave artistik.

Talenti për teatër iu vërejt qysh në moshën e fëmijërisë. Më 1970 ai luan së bashku me Dan Aykroyd në bendin “The Blues Brothers”.

Ndërsa në gjithë SHBA-të bëhet i njohur me rolin e tij në emisionin televiziv “Saturday Night Live”, emision ky që është një nga shkallët e para për shumë aktorë që synojnë Hollivudin.

Në mars të vitit 1982, John Blush u gjend i vdekur në dhomën e tij në Kaliforni. Mjekët e lidhën vdekjen e tij me përdorimin e substancave të ndaluara.

Thuhet se në natën e vdekjes, ai priti në shtëpinë e tij miqtë e tij, Williams dhe Robert De Niro. Në prill të 2004-ës, 22 vjet pas vdekjes së tij, John Belushi u nderua me një yll në Hollivud.

Share.