Ai është kthyer në një nga emrat më të pëlqyer në estradë për vetëm një kohë të shkurtër që nga debutimi.
Fjala është për reperin Bardhyl Idrizi – Bardhi, i cili po vazhdon punën me këngë e bashkëpunime të reja.
Së fundmi, artisti nga Kumanova ka qenë i ftuar në ‘5 data’ teksa ka rrëfyer edhe për planet në muzikë.
Përpara përzgjedhjes së datave, ai njoftoi se gjatë verës do të lansohen disa projekte dhe ka një bashkëpunim me reperin Lumi B.
“Projekti planifikohet që të dalë në muajin korrik”, ka thënë mes shumë gjërash ai.
I njëjti vetëm një ditë më parë solli projektin “Pa cent” në duet me reperin Nush. /TV Malisheva