Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbi numrin e fundit të rasteve dhe vdekjeve nga Covid19, në Kosovë.

Në 24 orët e fundit  nga 2.066 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sot nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa janë shëruar 197 qytetarë nga ky virus në 24-orët e fundit.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.922 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 78.477 doza të vaksinës.

Nga 2.066 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 197 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.908./TV Malisheva

 

Share.