Në një tweet, autorja e ndjekur nga më shumë se 140 mijë persona, pretendonte se vaksinat ishin një “platformë softuerësh që mund të marrë ngarkime”. Ajo gjithashtu e krahasoi Dr Anthony Fauci, këshilltari i lartë Covid në SHBA, me “Satanin”.
Kohët e fundit, ajo shkroi në Twitter se urina dhe feçet e njerëzve që kishin marrë vaksinën kishin nevojë të ndaheshin nga furnizimet e përgjithshme të ujërave të zeza ndërsa u bënë teste për të matur ndikimin e tyre tek njerëzit e pavaksinuar përmes ujit të pijshëm.
Për fëmijët që mbajnë maska, ajo shkroi në Twitter se po “shihte fëmijë me fytyrë të ulur e të varur në mënyrë inerte, me muskuj absolutisht të palëvizshëm, kur ata hiqnin maskat”.
Dr Wolf mashtroi gjithashtu duke postuar një citim të bërë në një foto të një ylli amerikan të filmave për të rritur i veshur si mjek.
Pezullimi i saj është mirëpritur nga shumë përdorues në platformë. Ndërsa disa të tjerë kanë shprehur shqetësimin se pezullimi i saj po mbyste fjalën e lirë.