E vërteta ama nuk është e tillë. Sofia gjithashtu ka marrë pjesë në një spektakël televiziv të quajtur ‘Paradise Hotel’ i regjistruar në SHBA (konsiderohet si trashy TV) dhe kjo gjë vetëm sa e ka përkeqësuar situatën e saj në sy të botës. Në 13 qershor të 2015-ës ajo shkoi drejt altarit me princin e saj dhe më vonë u bënë prindër të 3 fëmijëve.
Mette-Marit e Norvegjisë, mbretëresha e ardhshme, ka një histori gjithashtu shumë të habitshme. Ajo ishte një 48-vjeçare rebele, me stil punk, nënë beqare dhe ish-partnere e një personi që merrej me drogë. Më pas u njoh me princin e kurorës në një festival muzike.
Maxima e Hollandës ka lindur në Buenos Aires në 1971-in dhe është vajza e një ministri argjentinas. Ajo punonte si konsulente financiare kur u prezantua me mbretin e ardhshëm të Hollandës, Guglielmo Alessandro. Ai nuk i tregoi që në fillim kush ishte dhe në momentin që u rrëfye, Maxima qeshi me të madhe dhe nuk e besoi. Kur Alessandro mori fronin më 3 prill 2013, vajza e ministrit u bë e para mbretëreshë që kishte lindur jashtë kontinentit europian.
Princesha Mary e Danimarkës ka lindur në Tasmania në shkurt të 1972-it dhe ishte menaxhere marketingu. E njohu Princ Fredwrik në vitin 2000, në një pub në Sydney dhe u martua me të në 2004-ën. Ajo do bëhet mbretëresha e parë e Danimarkës me origjinë austriliane.
Mathilde e Belgjikës ishte një terapiste e të folurit kur u njoh me pasardhësin e fronit, Philip. Punoi deri në 1999-ën, kur u martua dhe u bë princeshë. Që prej 2013-ës ajo është mbretëresha e Belgjikës.
Edhe Letizia e Spanjës është shumë e famshme. Në 2003-in ajo bie në dashuri me Princin Felipe dhe asokohe ishte një nga gazetaret më të njohura, me karrierë edhe si spikere lajmesh në disa televizione. E la gjithçka për t’u bërë mbretëresha e Spanjës.
Charlene Wittstock shkoi nga pishinat ku notonte në monarkinë e Monakos. E lindur në Afrikën e Jugut, ajo ishte e bija e një biznesmeni tekstilesh dhe notare, madje mbante edhe medalje olimpike për këtë sport. Në 2011-ën u martua me Princ Albert të Monakos, duke u bërë princeshë.