Në Maqedoni është konfirmuar rasti i parë me variantin indian të koronavirusit, raporton KP.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se pacienti ka qenë i hospitalizuar në një spital privat.

“Sipas anketës epidemiologjike të cilën e ka bërë spitali, pacienti është kthyer nga Iraku, ku më parë 10 ditë ka qenë i hospitalizuar. Kur është kthyer në vend, menjëherë me makinë të ndihmës së shpejtë është dërguar në spital. Gjendja e pacientit është stabile dhe nuk ka ndonjë shenjë për rrezik”, ka thënë Filipçe.

Tutje, ai deklaroi se do të propozojë deri te Shtabi i Përgjithshëm i Krizës që masat aktuale dhe ora policore të mbesin në fuqi deri më 15 qershor në tërë vendin.

Ai tha se sipas analizës epidemiologjike nuk ka paralajmërime se do të ketë rritje të numrit të rasteve të hospitalizimeve. /TV Malisheva

Share.