Milan pritet që të zyrtarizojë edhe largimin e katërt nga skuadra për këtë merkato.
Pas Reinas, Bornit dhe Caldaras, nga kuqezinjtë largohet edhe Ricardo Rodriguez.
Sipas lajmeve të fundit, federata turke ka aprovuar kalimin e zviceranit tek Fenerbache.
Këta të fundit kanë mbyllur gjithçka sa i përket marrëveshjes me lojtarin ditë më parë.
Formula e transferimit do të jetë huazim me detyrim blerje për 5 milionë euro.
Rodriguez pritet të prezantohet si lojtari i ri i Fenerbahce nesër gjatë ditës./TVMalisheva