Pas videos në të cilën Rimac Nevera po lëvizte me 230 km / orë në autostradën afër Dubrovnikut, u shfaq një video tjetër rreth Zagrebit.

Një video e re e veturës Rimac Nevera shihet duke prekur shpejtësinë rreth 250 km/orë në rrethinë të kryeqytetit kroat, Zagreb.

Pamjet u postuan fillimisht në YouTube në fund të prillit, para se të njoftohej zyrtarisht se modeli C_Two i Rimac do të quhej Nevera dhe tani është rishfaqur, pasi vetura u zbulua zyrtarisht në fillim të qershorit.

Në këtë kohë është e panjohur kur është bërë video ose kush po ngiste makinën. Fytyra e shoferit nuk është e dukshme në video. /TV Malisheva

Share.