Po i jepet lamtumira e fundit 23-vjeçarit nga Klina, i cili vdiq të dielen në një vetaksident trafiku në rrugën Pejë-Prishtinë.

Policia ka njoftuar të dielen se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar, duke derguar atë deri tek vdekja.

“Rreth ores 19:00, ne rr. Pejë -Prishtinë eshte raportuar per nje aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe eshte vetë aksidentuar per vdekje”, ka njoftuar policia.

Po atë ditë në një aksident të rëndë trafiku u shua edhe një familje nga Shtimja.

Pas aksidentit në Koshare të Ferizajt, ku u shua një familje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, është paraqitur në një konferecë për media. Ai ka treguar shkaqet e numrit të madh të aksidenteve, teksa thekson se periudha pas mbylljes (masave më të ashpëra kundër koronavirusit), ka ndikuar në rritjen e aksidenteve të trafikut, jo vetëm në vendin tonë por edhe në shtete të tjera.

Në vorrimin e të ndjerit është parë një grumbull i madh i njerëzve./TV Malisheva

Share.