Në 24 orët e fundit në Shqipëri fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë rast i ri me fatalitet, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Nga 2.872 testime, kanë rezultuar pozitive 13 raste: nga dy raste në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat dhe nga një rast në Fier, Korçë, Librazhd, Dibër dhe Rroskovec.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 23 pacientë, nga të cilët 6 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 34 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 129.736.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 132.397 raste, prej tyre 129.736 janë shëruar, 209 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.452 persona./TV Malisheva

Share.