Apple i ka paguar një shumë milionëshe një gruaje nga Oregon pasi teknikët e riparimit të iPhone ngarkuan imazhe dhe video eksplicite në internet nga një telefon që ajo dërgoi për riparim.

Sipas mediave të huaja, regjistrimet zbuluan se gruaja pa emër dërgoi iPhone-in e saj për riparim në 14 janar të vitit 2016 tek një kontraktor riparimi i aprovuar nga Apple i quajtur Pegatron Technology Service në Kaliforni.

Por teknikët atje ngarkuan “material jashtëzakonisht personal dhe privat” në llogarinë e gruas në Facebook dhe në vendet e tjera të internetit, thuhet në dokumente.

Siç bëhet e ditur më tej, videot u ngarkuan që të dukeshin sikur vetë gruaja t’i kishte ndarë ato me qëllim, sipas dokumenteve, duke i shkaktuar gruas “shqetësim të rëndë emocional”.

Gruaja u informua për incidentin kur miqtë panë videot dhe imazhet në Facebook.

Gruaja paditi Apple dhe përfundimisht arriti një marrëveshje me kompaninë për një shumë disamilionëshe.

Por Apple kurrë nuk u emërua direkt në proces gjyqësor në një përpjekje për ta mbajtur çështjen konfidenciale.

Incidenti u bë publik vetëm kur avokatët në një rast më të ri, pa lidhje me Apple dhe Pegatron referuan çështjen e mëparshme në regjistrat e tyre ligjorë, duke thënë që klienti i quajtur ishte “qartë Apple”.

Apple konfirmoi incidentin në një deklaratë për Guardian të hënën por avokatët e gruas nuk iu përgjigjën një kërkese për koment.

Ky nuk është incidenti i parë në të cilin një teknik është akuzuar për vjedhje dhe postim të imazheve nga një klient. Në vitin 2013, një klient 27 vjeçar i Best Buy paditi shitësin pasi fotografitë nga një kompjuter që ajo solli për riparim u shpërndanë në internet. /TV Malisheva

Share.