Agjencia rregullatore franceze gjobiti Google me 220 milionë euro pasi mësoi se kompania kishte abuzuar me pozicionin dominues në treg për të vendosur reklama në internet.

Gjoba është pjesë e një zgjidhjeje të arritur pasi tre grupe mediatike News Corp, Groupe Rossel e Belgjikës dhe Le Figaro e Francës akuzuan Google për një monopol në shitjen e reklamave për faqet e internetit dhe aplikimet.

Autoriteti francez i konkurrencës zbuloi se Google u ofron klientëve hapësirë për reklama përmes platformave AdX dhe Doubleclick Ad Exchange, të cilat janë në pronësi të Google, raporton cnn.

Grupet e mediave që kërkojnë hapësirë reklamuese në faqe ose aplikacione mobile përmes konkurrentëve kanë zbuluar se Google përdor metoda të caktuara që nuk janë në përputhje me rregullat e biznesit për të dëmtuar konkurrencën.

Siç thuhet, Google pranoi vendimin e rregullatorit francez dhe kompania u angazhua për të ndryshuar politikën e shitjes së hapësirës reklamuese.

Rregullatorët francezë dhe të tjerë evropianë kanë ushtruar presion mbi kompani të tilla si Facebook, Google dhe Amazon në muajt e fundit për t’i kërkuar atyre që të ndryshojnë politikat e tyre të biznesit.

Problemi më i madh, siç u theksua nga rregullatorët evropianë, lidhej me çështjet e mbrojtjes së privatësisë së përdoruesve dhe problemet e përdorimit të pozitës monopolistike në treg. /TV Malisheva

Share.