Ndeshja hapëse e Bundesligës për sezonin 2019/2020 ka sjellë katër gola, por jo edhe fitues.
Bayern Munich dhe Hertha Berlin, kanë ndarë pikët duke barazuar 2:2 në ‘Alianz Arena’.
Robert Lewandowski në minutën e 24’, kaloi në epërsi bavarezët.
Mysafirët nga kryeqyteti gjerman, u rikthyen në pjesën e parë, dhe me dy gola të shpejtë të shënuar nga Dodi Lukebakio (36’) dhe Marko Grujic (39), përmbysën rezultatin.
Pjesa e dytë e ndeshjes dhuroi vetëm një gol, dhe atë e shënuan vendasit, për të barazuar rezultatin.
Ishte sërish Lewandowski që shënoi për Bayernin, duke u treguar i saktë nga penalltia, për 2:2.
Në xhiron e dytë, Bayern Munich luan me Schalken në udhëtim, ndërsa Hertha Berlin pret Wolfsburgun.