Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me tri vjet heqje lirie shtetasin nga Kosova, A.B. pasi ka kryer veprën penale ‘shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’.

I pandehuri në muajin shkurt 2020, në Ferizaj, ka shfrytëzuar shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, në atë mënyrë që ka kontaktuar me personin H.B., i cili ia kishte ofruar viktimën N…, e cila është person posaçërisht i ndjeshëm për shkak të prapambetjes mendore, për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë 15 euro.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./TV Malisheva

Share.