Me 105 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë votuar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në Kuvend u prezantua një raport i Komisionit Hetimor, sipas të cilit, Meta ka bërë shkelje kushtetuese, duke anuar kah opozita në kohë zgjedhjesh.

Kryeministri Edi Rama, në seancën e sotme tha se Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Shqipërisë, andaj nuk mund të jetë më president.

“Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ka shembur institucionin e garantit të unitetit, ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë parlamentare, Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe shqiptarët në marrëdhënien me SHBA, ka zhgarravitur fytyrën e shqiptarëve në marrëdhënie me të huaj, i ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset për t’u kthyer në binarët, nuk mund ta mbajmë në kurriz, prandaj ky parlament duhet të ushtrojë vullnetin e 90% të shqiptarëve për ta shkarkuar nga detyrës, keqardhje për mikun tonë të dikurshëm, por Meta i sotëm nuk mund ta mbajë këtë status“, ka thënë Rama.

Gjatë seancës së sotme, kryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, Alket Hyseni tha se kanë arritur në përfundim se Meta ka kryer shkelje të rënda dhe aktet e tij bien ndesh me nene të Kushtetutës dhe se presidenti ka shkaktuar dëm të madh për vendin dhe raportin me aleatët./TV Malisheva

Share.