Prej se është bërë nënë, Arbenita Ismajli vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj foshnjës së saj.
Në ndërkohë, modelja e popullarizuar ndan edhe fotografi të ndryshme në rrjetet sociale, në të cilat paraqitet së bashku me vajzën.
Një të tillë, bukuroshja e ka shpërndarë gjatë të mërkurës, teksa shfaqet me veshje sportive, ndërsa në pjesën e përparme e ka fëmijën.
“Ndërrimi i pelenave është stërvitja ime e re”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.