Babai i Naya Rivera zbuloi se ai e këshilloi vajzën e tij që të mos e linte varkën pak para se të mbytej.
Ylli i “Glee” vdiq në liqenin Piru në Los Angeles në Kaliforni gjatë verës që lamë pas. Trupi i saj u gjet pas një kërkimi të gjerë pesëditor teksa djali i saj, Josey, u pa i vetëm në varkë.
Duke folur për People, George Rivera, 64 vjeçar zbuloi se ai në të vërtetë foli me Rivera ditën që vdiq, teksa ajo e kishte telefonuar atë për të marrë këshilla në lidhje me varkën.
“Ajo dëshironte të shkonte të notonte me Josey në mes të liqenit”, tha ai.
George, i cili po punonte për rimodelimin e shtëpisë së tij në Knoxville, Tennessee në atë kohë, tha se Naya tregoi se anija nuk kishte një spirancë, kështu që e paralajmëroi që të mos hidhej për të notuar.
“Unë shihja që era po frynte dhe stomaku im thjesht po kridhej”, kujton ai. “Unë vazhdimisht i thoja asaj: Mos dil nga varka, mos dil nga varka”.
George shpjegoi se thirrja u ndërpre pas rreth tre minutash, duke e lënë atë me një ‘ndjenjë të keqe’ për vajzën e tij.
“Është një dhimbje e madhe edhe pas gati një viti”, shton ai. “Gjërat po vijnë duke u fokusuar, por nuk e di nëse do të më largohet kjo ndonjëherë. Më mungon çdo ditë”. /TV Malisheva