Ish-i burgosuri politik, Hisni Shaqiri, ka thënë se populli shqiptar ka arritur të mbrojë territorin shqiptar në Maqedoni me shumë përpjekje dhe sakrificë edhe pse ishte gjendja e rëndë ekonomike, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se gjendja ekonomike nuk ka qenë e mirë dhe ka pasur shumë dhunë e terror të cilat populli shqiptar nuk i ka përballuar.

“Popullsia shqiptare e kësaj ane ka arritur ta ruajë këtë territor me shumë përpjekje dhe sakrificë krahas gjendjes ekonomike, nuk ka qenë aq e mirë, por ka pasur dhunë dhe terror, dhe i ka përballuar duke menduar se e kanë obligim kombëtar që t’i ruajnë tokat e veta”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Share.