Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve S.A dhe I.Sh., shtetas të Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale dhunimi.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, ka vërtetuar faktin se i pandehuri S.A. se më 07.06.2021 dhe 08.06.2021, në kohë të pacaktuar, në një hotel në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të miturën nën 14-vjeç.

Ndërsa i dyshuari tjetër I.Sh. më 07.06.2021 dhe 08.06.2021, në kohë të pacaktuar po ashtu në një hotel në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të miturën nën moshën 16-vjeç.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ka vlerësuar se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, ende nuk janë dëgjuar para prokurorit të shtetit as dëshmitarët tjerë të mundshëm dhe të dëmtuarat, andaj vlerëson se po të gjendeshin në liri mund të ndikojnë te të njëjtit në mënyrë që të deklarohen në favor të mbrojtjes ose të pengojnë zbatimin e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, veçanërisht në të dëmtuarat e mitura.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./TV Malisheva

Share.