Në një intervistë, babai i Meghan Markle ka kërcënuar se do të publikojë disa prova jo shumë të mira për sjelljen e Meghan kundrejt tij.

Përsa i përket lindjes së Lilibet, ai ka treguar se e ka marrë vesh përmes lajmeve në radio. Ndër të tjera ai ka treguar se i është lutur Meghan-it për të takuar mbesën.

Jam shumë i dëshpëruar që nuk arrij ta mbaj dot mbesën time.”

Në intervistën e dhënë, Thomas është shprehur se mund të publikojë sjelljen e ashpër që Meghan bën ndaj tij.

Kujtojmë se Dukesha e Sussex nuk ka folur me të atin që prej ditës së martesës së saj me Princ Harry, pasi dyshohet se ky i fundit ka qortuar Thomasin për shfaqjen e disa fotografive të rreme.

Që atëherë, i ati i Meghan-it ka dhënë një sërë intervistash, nëpërmjet të cilave pretendonte se e bija do të dëshironte që ai të kishte vdekur. Ai gjithashtu tregoi se e kanë ndaluar të hyjë në Pallatin Kensigton, si dhe se nuk ka asnjë mënyrë për të kontaktuar me vajzën e tij të vogël.

Vitin e kaluar, Meghan-i akuzoi tabloidët britanikë duke thënë se shkatërruan marrëdhënien e saj me babain. Sipas saj atij i ishin ofruar para që të bënte komente negative për të duke thënë se nuk e telefonon, nuk do t’ja dijë për të. /TV Malisheva

Share.