Almeda falënderon të gjithë për urimet pas lindjes së vajzës.
Dy ditë më parë, çifti i njohur i shoubizit, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të dytë.
Bukuroshja shqiptare solli në jetë një vajzë, të cilën ajo bashkë me Tolgën vendosën ta quanin Alina.
Për dallim prej shumë të famshmëve, çifti kanë vendosur që fillimisht të mos publikojnë ndonjë imazh të vogëlushes.
Me anë të një postimi në Instagram, Almeda ka falënderuar publikisht të gjithë ata që e uruan për lindjen e vajzës.
“Faleminderit të gjithë miqve të mi dhe ndjekësve në rrjete sociale për urimet e tyre të përzemërta. Dashuri dhe respekte për ju, ju duam”, shkruan ajo.
Më pastaj, përmes postimeve të tjera, Almeda tregoi edhe dhuratat e para që ka pranuar nga miqtë, e që ishin disa ëmbëlsira. /TV Malisheva