Sot feston ditëlindjen gruaja e Daut Haradinajt, Lola Haradinaj.

Në mesin e shumë urimeve që kanë shkruar në adresë të Lolës është sigurisht edhe urimi nga bashkëshorti i saj, i cili vendosi t’i bëjë asaj një dedikim publik.

“Urime ditëlindja Lolë. Gjithë jetën bashkë ❤️” ka shkruar politikani i njohur në mbishkrimin e fotografisë, ku shihet pranë Lolës, në një darkë romantike.

Përndryshe dyshja janë prindër të lumtur e krenarë të dy fëmijëve, Davidit dhe Trojës.

Në anën tjetër kujtojmë se Dauti tashmë ka zyrtarizuar kandidimin e tij për të parin e Prishtinës dhe ka filluar me paraqitjen e projekteve të tij. /TV Malisheva

Share.