Pragu i 30 milionë francezëve që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës antiCOVID-19 u kalua dje, njoftoi kryeministri, Jean Castex, i cili bëri thirrje për të fituar betejën kundër virusit.

“Objektivi u arrit! Faleminderit të gjithëve që mobilizoheni për vaksinimin”, theksoi në një mesazh në Twitter kryeministri francez, Jean Castex.

Shifra prej 30 milionë e të vaksinuarve me dozën e parë të vaksinës antiCOVID-19 pritej për të martën e ardhshme./TV Malisheva

Share.