Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka propozuar lehtësimin e masave anti-CoViD.
Në rekomandimet e Ministrisë kërkohet që në dasma dhe koncerte të lejohen deri në një mijë mysafirë.
Pakoja e re e masave lehtësuese u miratua edhe nga Shtabi i Krizës.
Në një njoftim për media, ndër të tjerash thuhet: “Është shfuqizuar kufizimi i prej 100 mysafirëve në dasmë dhe ahengje dhe të lejohet organizimi i ngjarjeve, koncerteve dhe ahengjeve në klube dhe lokale vetëm në të hapur, me kapacitet prej 50% të objektit dhe jo më shumë se 1000 persona”.
Ministria e Shëndetësisë, po ashtu ka rekomanduar që të hiqet ora policore nga 16 qershori, 2021.
Për të gjitha këto masa, pritet të votohet nesër, kur edhe do të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. /TV Malisheva