Camila Cabello dhe Shawn Mendes janë çifti më i dashur në ‘showbiz’-in ndërkombëtar.

Dyshja tashmë edhe jetojnë së bashku, kurse shëtitjet e tyre jashtë dinë të jenë mjaft të shpeshta, shkruan Daily Mail.

Së fundmi ata janë parë për një darkë në Los Angeles, teksa paparacit u gjendën menjëherë tek ata.

Në imazhet që u janë shprehur artistëve, që të dy janë parë me një veshje të thjeshtë, por që sërish morën vëmendje.

Camila mbante të veshur një fustan të bardhë, derisa kishte kombinuar me të edhe një palë syze të zeza.

Në anën tjetër, Mendes ishte më i thjeshtë me kombinim, teksa përkundër të dashurës ai mbante maskë mbrojtëse.

Vlen të përmendet se këngëtarët së fundmi kanë qenë pre e një vjedhje, teksa artistit i është marrë një makinë luksoze. /TV Malisheva

 

Share.