Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar Leorand (Kadri) Rexhaj pas bashkëpunimit që kishte me qytetarët.
Policia njofton se më datë 14 qershor ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e të dyshuarit për veprat penale posedim i paautorizuar i narkotikëve, vjedhje, mashtrim, kanosje dhe cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve.
“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 12.06.2021,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e Stacionit Policor Jugu ne Prishtinë. I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё. Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore. Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt”, thuhet në njoftim. /TV Malisheva