Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, është ndër më të pëlqyerat kohëve të fundit.

Ajo ka thyer rekorde të shumta, teksa është bërë edhe ndër artistet më të dëgjuara në platformat digjitale.

Përpos kësaj, Dua është e hapur edhe sa i përket jetës private, duke ndarë informacione rreth lidhjes së saj.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, artistja ka njoftuar se po feston dy vjetorin e lidhjes së saj.

Bukuroshja zgjodhi që të publikojë një fotografi të Anwar Hadid, i cili po mbante qenushin që ndajnë së bashku.

 

“Të dua Anwar, urime dy vjetorin”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Vlen të theksohet se çifti pëlqehet shumë nga fansat, duke u dhënë atyre përherë vëmendje të madhe. /TV Malisheva

 

 

 

Share.