Dhimbje koke, fyt i acaruar, rrufë: këto janë sot simptomat më të zakonshme të infekimit me variantin Indian të koronavirusit.

Profesori britanik Tim Spector shpjegon se prekja nga variant Delta ngjason më shumë me një të ftohur të keqe, sidomos tek moshat e reja. Por ndonëse ata vetë mund të mos sëmuren rëndë, sërish mbeten infektues dhe vënë në rrezik të tjerët. Simptomat klasike të Covid-19 janë kolla, temperature dhe humbja e nuhatjes apo shijes.

Profesor Spector shpjegon se këto shenja tanimë janë më pak të përhapura. “Simptomar po ndryshojnë. Ky varianti i ri është pak më ndryshe nga të tjetër. Njerëzit mund të mendojnë se thjesht janë ftohur pak dhe të vazhdojnë jetën e përditshme dhe takimet me njerëzit, duke u bërë përhapës të sëmundjes”, shpjegon eksperti.

Po kështu, një studim i Imperial College në Londër tregoi se në zonat ku mbizotërues ka dalë variant Delta, ka disa simptoma të tjera të lidhura me të si ethet, humbja e oreksit dhe dhimbja e muskujve.

Në Indi, sëmundja shpërtheu në muajt prill dhe maj duke shkaktuar një krizë të rëndë shëndetësore. nga aty, ky variant tani është kthyer në shtamin dominues dhe në Britaninë e Madhe dhe së fundi, po kërcënon edhe SHBA, ku kryeeksperti i sëmundjeve infektive, Anthony Faucci i nxiti njerëzit të vaksinohen, sidomos nëse kanë marrë dozën e parë dhe ngurrojnë për të dytën./TV Malisheva

Share.