Kompania Unitree Robotics prezantoi qenin mekanik Go1. Amerikanët tashmë kanë qenin e tyre robotik, të prodhuar nga Boston Dynamics gjersa tani edhe kinezët kanë të vetin.

“Spot” amerikan kushton 74,500 dollarë, ndërsa çmimi i Go1 kinez është 2,700 dollarë. Shumë më e përballueshme.

Çfarë bën një qen mekanik?

Ai mund të vrapojë me një shpejtësi prej 17 kilometra në orë dhe kështu të jetë partneri juaj i vrapimit, dhe ai gjithashtu mund të bartë gjëra për ju, të tilla si një portofol, një telefon, një shishe uji…

Të paktën kështu thonë kinezët në videon, në të cilën prezantuan Go1. Ata duan që qeni mekanik të jetë i përballueshëm dhe ky është vetëm një version demo për tani sepse ata kanë njoftuar se do ta përmirësojnë atë.

Qeni peshon 12 kilogramë dhe do të ketë tre versione, të cilat do të ndryshojnë në procesorë dhe sensorë. Sa më i shtrenjtë të jetë qeni, aq më mirë është.

Go1 Air është më e lira (2,700), Go1 i rregullt kushton 3,500 dollarë dhe Go1 Edu kushton 8,500 dollarë. /TV Malisheva

 

 

Share.