Babai i Meghan Markle, Thomas Markle, ka folur për herë të parë pas lindjes së mbesës Lilibet dhe shprehu dëshirën për t’u pajtuar me vajzën e tij, me të cilën nuk është në marrëdhënie të mira qe disa vjet.
I ftuar në emisionin televiziv “60 Minuta”, në një moment të intervistës, ai filloi t’i lutet vajzës së tij për falje dhe deklaroi se do të zhgënjehej nëse nuk do të kishte mundësinë ta mbante mbesën në krahë, transmeton Daily Mail.
“Unë do të zhgënjehem shumë nëse nuk do të kem mundësinë të mbaj mbesën time në krahë”, ka thënë ai.
Siç përcjell KP, Thomas nuk e ka takuar as nipin e tij, Archie, ndërsa biografi mbretëror, Robert Jobson, thotë se nuk pritet që ai të takojë ndonjë prej tyre në një të ardhme të afërt.
“Unë bëra një gabim dhe i kërkova falje njëqind herë për këtë. Sidoqoftë, do ta kuptoja që bëra diçka vërtet të tmerrshme, por nuk e bëra”, ka shtuar ai.
Marrëdhënia babë e bijë “u ftoh” pasi ai pranoi se i shiti fotografitë në media në prag të dasmës së saj me Harry nw vitin 2018.
“Ishte dy vjet më parë, por unë u përpoqa ta kompensoj. Tani jam vetëm 100 kilometra larg tyre. Unë kurrë nuk pushova së dashuri atë. Nuk jam dakord me të gjitha gjërat që bëjnë fëmijët e mi, por gjithmonë do t’i dua. Dhe sigurisht që e dua Meghan”, ka deklaruar Thomas. /TV Malisheva