Ajo ka pasur një orar të ngjeshur që nga triumfi i saj në Brit Awards muajin e kaluar.
Dhe Dua Lipa bëri një pushim nga puna për t’u çlodhur të hënën ndërsa tregoi fleksibilitetin e saj gjatë një seance joga në mëngjes në kopshtin e saj, shkruan DailyMail.
Interpretuesja e hitit “New Rules”, 25 vjeçe, vuri në pah barkun e saj të tonifikuar, ndërsa ishte veshur sportive për seancën e saj të jogës.
Ajo kombinoi pjesën e sipërme me geta të zeza sportive të markës “Puma” dhe i lidhi flokët e saj në një bisht praktik të vogël.
Dua ishte duke përsosur një sërë lëvizjesh gjatë seancës, duke përfshirë pozicionin e gaforres që tregonte forcën e saj të sipërme të trupit.
Ajo më pas shtriu këmbën e djathtë dhe mbajti pozën gjatë videos që e ndau me ndjekësit e saj në Instagram.
Kjo paraqitje e saj, vjen pasi javën e kaluar këngëtarja publikoi klipin e këngës “Love Again”.
Në videon muzikore, Dua dukej tejet tërheqëse në stilin e një kalorseje, ndërsa interpretonte këngën hit të albumit të saj “Future Nostalgia”.
Një burim i tha The Sun: “Dua është ende duke shijuar suksesin e albumit të saj të fundit ‘Future Nostalgia’ dhe ishte e entuziazmuar që fitoi një çmim Brits, por ajo nuk dëshiron të ngrejë këmbët dhe t’i marrë të gjitha ato si të mirëqena”.
“Ka tashmë muzikë të re në proces dhe videoja muzikore për këtë duket e pabesueshme. Ishte një prodhim masiv me shumë ekuipazh, marifete dhe inskenime – përfshirë një kalë”, tha burimi. /TV Malisheva