16 Qershori – Dita e Dëshmorëve dhe e Çlirimit të Komunës së Malishevës është dita e lirisë falë gjakut të dëshmorëve të kombit dhe luftës së luftëtarëve  mbarë shqiptar  të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Institucionet komunale, artistët, sportistët dhe qytetarët e Malishevës 16 Qershorin po e shënojnë me një varg aktivitetesh si: Me hapjen e ekspozitës  të artistëve  të artit pamor, me turnirin tradicional në futboll për nder të dëshmorit ” Ibrahim Mazreku”  dhe konkursin letrar e orën poetike me poetë  nga e gjithë hapësira shqiptare.

Rexhep Mazreku, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në orën  letrare iu drejtua poetve me këtë mesazh.

” Kjo ditë për malishevasit është e madhe sepse është Dita e Dëshmorëve dhe e Çlirimit,edhe  më të madhe sot e bëni ju poet nga mbarë gjeografia kombëtare duke i portretizuar e shkruar në vargje dëshmorët e atdheut, prandaj ne si institucione po bëjmë përpjekje që t’u mbështesim në vlerat e juaja letrare e veprat  për dëshmorët dhe lirinë e vendit ai vazhdoi,  këto ditë janë më shumë frymzim për punë, janë më shumë kujtesë për të kaluarën e afërme dhe janë më shumë motiv për të nesërmen e vendit dhe lirinë e Kosovës”, përfundoi Mazreku.

Më pas nga poetët u lexuan poezi  dhe në fund juria publikoi fituesit e konkursit letrar.

Çmimin e  parë poezia ” Tri varret e dëshmorit të zhdukur në luftë” shifra, ndër të gjallët, Prend Buzhala.

Çmimin e  dytë poezia  ” Si në Baladë” shifra  Guri i degdisur  dhe

Çmimin e tretë poezia ” Kohë e ligë” shifra 1992 ./TV Malisheva

Share.