Në rrjet ditëve të fundit kanë qarkulluar lajme rreth ndarjes së Liam Payne dhe Maya Henry.
Pas 10 muajsh që qëndruan në lidhje, e më pas u fejuan, palët thjesht nuk kishin mundur ta shtyjnë më, shkruan Daily Star.
Por, për Payne thuhet se i ka qëndruar afër ish-partnerja e tij, Cheryl, e cila i ka dhënë këshilla të shumta.
Ajo i kishte thënë këngëtarit se duhet të jetë i sinqertë me ndjenjat e tij, e më pas të tilla t’i përçojë tek Henry.
“Gjërat mes Maya dhe Liam kishin qenë duke shkuar keq, teksa fejesa e bëri edhe më keq”, shkruan Daily Star.
Cheryl përndryshe është marrë me një çështje të tillë, pasi çdo vendim i Liam mund të ndikojë në jetën e djalit të tyre. /TV Malisheva