Aktorja e njohur, Angelina Jolie, ka qenë duke shpenzuar kohë me ish-bashkëshortin Jonny Lee Miller.

Kjo ka ardhur si rrjedhojë e disa fotografive nga paparacit, teksa aktorja shihej duke dalë nga apartamenti i tij, shkruan Daily Mail.

Në mesin e shumë spekulimeve, tashmë Angelina ka vendosur që t’ia prezantojë djalin e saj ish-partnerit.

46-vjeçarja ndërkohë është fotografuar sërish duke dalë nga vendi ku qëndron Jonny, por kësaj radhe me djalin e saj.

Palët ishin shfaqur me një veshje të thjeshtë, derisa bukuroshja brune zgjodhi të paraqitet pa makijazh.

Gjatë javës që lamë pas, Angelina ka qenë duke festuar ditëlindjen së bashku me Miller. /TV Malisheva

 

 

Share.