Aktorja Ana De Armas është larguar përfundimisht nga Ben Affleck dhe tani thuhet se ka nisur një romancë dashurie me aktorin Paul Boukadakis.

Ylli i “Knives Out” – e cila filloi lidhjen me Ben Affleck në fillim të vitit 2020 deri në janar të këtij viti – duket se po shijon një romancë të re prej muajsh.

“Paul dhe Ana u prezantuan përmes miqve. Ai është me qendër në Austin, por e ndan kohën e tij midis Teksasit dhe Santa Monikës. Ai ka qenë duke kaluar shumë kohë me Anën para se ajo të largohej nga ShBA për të xhiruar filmin e saj të ri”, ka thënë një burim.

Burimi shton se gjërat kanë shkuar mirë mes çiftit të ri, dhe ai tashmë e ka prezantuar de Armas me anëtarët e familjes.

Boukadakis ishte bashkëthemelues dhe CEO në Wheel, i cili u ble nga Tinder në 2017 për të shtuar bashkëpunimin me video.

Ndërkohë, Ana në maj ka nisur xhirimet e filmit të ri që do jetë pjesë e Netflix, “The Grey Man”.

Në këtë film luajnë po ashtu edhe Chris Evans e Ryan Gosling.

Aktorja nga Kuba dhe Affleck u ndanë në janar pas më shumë se një vit së bashku.

Artisti amerikan në anën tjetër javë më parë ka rindezur romancën me Jennifer Lopez, e cila po ashtu në prill i dha fund fejesës së saj me Alex Rodriguez. /TV Malisheva

Share.