Kështu është thënë sot gjatë prezantimit të studimit “Të bëhemi më të fortë pas COVID-19: Shfrytëzimi i Potencialit të Afërsisë Gjeografike për Investime të Huaja Direkte në Ballkanin Perëndimor”, nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Kryetari i OEK Berat Rukiqi tha se në bazë të kësaj analize, Ballkani ka potencial që të jetë destinacion i investimeve sidomos nga Gjermania në dhjetë vitet e ardhshme. Derisa shtoi se ky interesim ndërlidhet me stabilitetin politik dhe bashkëpunimin rajonal.
“Kosova ka shansin të tërheq investime të huaja serioze. Jo rastësisht kanë nisur diskutimet për iniciativën e bashkëpunimit rajonal. Këto investime do të ndikonin për rritjen e punësimit dhe rritjen e eksporteve drejt vendeve të treta“, tha ai.
Kryetari Rukiqi shtoi se për të pasur Kosova investime të huaja kërkohet të bëhen disa politika të domosdoshme, siç janë reformat arsimore ose kualifikimi i fuqisë punëtore, politika fiskale të favorshme për investitorë, qeverisje të mirë dhe stabile.
Kreu i OEK-ut tha po ashtu se COVID-19 ka çrregulluar komplet transportin dhe prodhimin që kanë ndikuar në lëvizjen e çmimeve./TV Malisheva