Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas vendimit të BE për të hequr kufizimet me Shqipërinë, por jo vetëm, edhe Serbinë e Maqedoninë e Veriut, transmeton TV Malisheva.

Në një postim në Facebook, Manastirliu shkruan se ky është një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët, por në të njëjtën kohë edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë.

“Dakordësia e vendeve të Bashkimit Evropian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë. Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë. Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”, ka thënë ajo./tch

Share.