Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit S. D., për shkak se ka kryer veprën penale dhunim.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji prill deri në fillim të muajit qershor 2021, në vazhdimësi në një fshat të Kamenicës, në shtëpinë e tij e ka detyruar të miturën të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj.
I pandehuri edhe pse e ka ditur se e dëmtuara është nën moshën 14-vjeçare, të njëjtën disa herë e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale. /TV Malisheva