Partia Socialdemokrate (PSD) ka dorëzuar peticionin me nënshkrimet e qytetarëve për faljen e gjobave gjatë pandemisë COVID-19.

Anëtari i kësaj partie, Nol Nushi ka thënë se gjatë 20 ditëve të fundit kanë mbledhur mbi 11 mijë nënshkrime, ndërkohë që janë vendosur në gjashtë folder.

“Shumica e këtyre masave nuk janë menaxhuar mirë, shpesh edhe të pa logjikshme. Një rol të madh në shtytjen tonë ka pasur fushata. Ata nuk kanë respektuar asnjë masë. Rreth 200 mijë dënime janë shpërndarë. Nuk kemi vaksina. Niveli i vaksinimit është nën pesë për qind”, ka thënë Nushi.

Nushi tha se pret që kjo çështje të hyjë në rend dite në Kuvendin e Kosovës në mënyrë urgjente./TV Malisheva

Share.