Historiani Rrustem Berisha, ka thënë se ka më shumë autorë të huaj që kanë shkruar për gjenocidin dhe pushtimin serb në Kosovë, sesa autorët shqiptar, shkruan TV Malisheva.
“Përpos arkivave, ka shumë autorë të huaj që kanë shkruar për gjenocidin që është ushtruar mbi kombin tonë, muj me thanë se më shumë ka pasur autorë të huaj që kanë shkruar sesa autorë shqiptar”, ka thënë Berisha.
Ai ka thënë se është e vërtetë se ka shumë dokumente dhe shkrime e hulumtime të huaja, por shumë pak nga autorët shqiptarë.
“Është një e vërtetë e pakontestueshme se për të vërtetën tonë historike, ka aq shumë dokumente, shkrime, autorë të huaj sa mundem të them lirisht që shumë pak janë hulumtuar, tek ne dihet Edit Durham që i ka shkruar disa libra edhe ato kanë të bëjnë kryesisht për fatin e popullit tonë, është edhe libri I Trockit që dëshmon për krimet gjenocidale”, ka thënë ai. /TV Malisheva