Historiani Rrustem Berisha, ka thënë se të gjitha arkivat europiane nuk kanë pasur arsye të anojnë nga asnjëra pale por e kanë vërtetuar të vërtetën e gjenocidit serb në Kosovë dhe se këtë nuk mundet ta mohojë askush, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se as shkencëtarët e gjithë botës nuk mund ta mohojnë dhe anashkalojnë të vërtetën e krimeve serbe në Kosovë.
“Të gjitha arkivat e rëndësishme europiane nuk kanë pasur arsye me anu nga asnjëra palë, por e kanë faktuar një të vërtetë që i ka ndodhur popullit shqiptar, pra nuk ka shkencë në botë, në asnjë vend të botës që mund t’i mohojë dhe anashkalojë, apo të mos i besojë kësaj të vërtete, nuk ka asnjë diplomat që mund t’i anashkalojë”, ka thënë Berisha. /TV Malisheva