Erika Jayne është divorcuar nga partneri i saj, Tom Girardi, por e quajti atë ‘të komplikuar’ në episodin e së mërkurës në “The Real Housewives of Beverly Hills”.
“Ka kaq shumë gjëra në këtë divorc. Është shumë i komplikuar”, tha ajo. “Është shumë i vështirë për tu sqaruar”.
Jayne bëri kërkesë për divorc nga Girardi, 82 vjeçar, në nëntor pas 21 vitesh martesë.
Muajin e kaluar, Girardi u detyrua të vërë në shitje pasurinë prej 13 milionë dollarësh me pesë dhoma gjumi, nëntë banjo për shitje mes çështjes së falimentimit.
Ndërkohë, Jayne tashmë po e gjen veten vetëm dhe në një qira mjaft modeste në krahasim me atë që ajo është mësuar – vlerësohet se vlen 2.2 milionë dollarë. /TV Malisheva