Nipi i Shaban Polluzhës, Zahir Katrati, ka thënë se ai përveç që ka qenë i njohur në vijën e frontit ka qenë I njohur edhe si diplomat, pasi që ka pajtuar njerëzit me vete, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se në gjithë Kosovën i ka pajtuar shiptarët mes vete, ku ka pasur vrasje apo konflikte të tjera.

“Të gjitha rastet që kanë qenë në territorin e Drenicës, por edhe në zonat tjera ku ka pasur vrasje dhe konflikte të ndryshme, i ka pajtuar” ka thënë Kastrati.

Ai ka thënë se Shaban Polluzha i ka njohur rregullat juridike të Kanunit dhe ato fetare,  ngase te dyjat janë përdorur në mënyrë paralele.

“Domethënë ka qenë një figurë që nuk është njohur vetëm në vijën luftarake, por ka qenë një diplomat, një person që i ka njohur rregullat juridike që kanë përdorur shqiptarët në Kanun, dhe aspektet fetare, që janë përdorur dyjat në mënyrë paralele”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Share.