Këngëtarja Billie Eilish ka fituar katër çmime Grammy, në ceremoninë vjetore të mbajtur këtë vit në Los Anxhelos.

Albumi When We All Fall Asleep, Where Do We Go?, ka bërë që këngëtarja të fitojë çmimet për albumin e vitit, këngën më të mirë, për regjistrimin dhe realizimin më të mirë të këngës, pa harrur edhe shpërblimin për artisten më të mirë.

Ajo tani është personi i parë që ka fituar këto çmime, prej kur Christopher Cross kishte shënuar sukses të ngjashëm më 1981.

Vëllai më i madh i këngëtares, Finneas O’Connell, i cili i ka ndihmuar Eilish të shkruajë këngët, si dhe në realizim të albumit, ka fituar në anën tjetër gjashtë çmime këtë natë.

Në mesin e fituesve të tjerë kanë qenë, Lil Nas X dhe Lizzo.

Share.