Këshilli Europian përditësoi sot listën e vendeve për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit.
Pas një rishikimi sipas rekomandimit për heqjen graduale të kufizimeve të përkohshme për udhëtimet jothelbësore në BE, Këshilli Europian përditësoi listën e vendeve për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit.
Siç përcaktohet në rekomandimin e Këshillit, kjo listë do të vazhdojë të rishikohet çdo dy javë dhe, sipas rastit, të përditësohet.
“Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve të treta vijuese: Shqipëria, Australiam Izraeli, Japonia, Libani, Zelanda e Re, Republika e Maqedonisë së Veriut, Ruanda, Serbia, Singapori, Koreja e Jugut, Tajlanda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës“, thuhet në njoftim. /TV Malisheva