Artistja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, është duke pasur sukses të madh në muzikë.

Përpos kësaj, ajo asnjëherë nuk harron t’i mbajë të azhurnuar ndjekësit e saj.

Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka zgjedhur që të urojë Ditën e Baballarëve.

 

Dua kishte publikuar një sërë imazhesh me babin e saj, të tilla të realizuara edhe vite më parë

Nuk kishte si të mungonte edhe një përshkrim për të, derisa Lipa u shpreh se babai e mbështet në çdo çast.

 

“Je më i miri. Të dua. Gjithmonë pranë meje duke u kënaqur”, ka shkruar ajo.

Përndryshe këngëtarja raportohet se ka një raport shumë të afërt me babain e saj. /TV Malisheva

 

 

 

Share.