Rreth një javë më parë aktorja Almeda Abazi është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori turk, Tolgahan Sayisman, kanë mirëpritur një vajzë të quajtur, Alina.
Duke qenë se kjo është njoftuar nga mediet turke, artistja me prejardhje shqiptare ka publikuar ditën e sotme një nga momentet të realizuar menjëherë pas lindjes.
Ajo shfaqet duke mbajtur në krah foshnjën e porsalindur dhe në anën tjetër pranë tyre është edhe Tolga.
Të njëjtit rreth dy vite më parë u bënë prindër të një djali të quajtur, Efehan.
Almeda dhe Tolgahan ndryshe i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me martesë në vitin 2017. /TV Malisheva